Veseli: Vdekja e Bajram Rexhepit, humbje e madhe për vendin

E publikuar: 21/08/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllimet e tija lidhur me rastin e vdekjes së ish kryeministrit dhe nënkryetarit të PDK’së, Barjam Rexhepi.

Veseli u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Bajram Rexhepin.

Ky është njoftimi i plotë i Veselit:Tejet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bajram Rexhepit, ish Kryeministrit të Kosovës dhe ish Nënkryetarit të PDK-së. Një humbje e madhe për vendin. Kontributi i tij për Kosovën ishte i madh dhe populli i Kosovës do ta mbaj Bajramin si një nje punëtor dhe shumë të përgjeshëm. Si i tillë, Bajrami do të mbetet i paharrueshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që kishin fatin ta njihnin. Falemnderit stafit mjekësor, vendas dhe të huaj, që treguan kujdes të veçantë gjatë kësaj kohe të rëndë për të.