Veseli: Tribunali përkrahet edhe nga ndërkombëtarët, kriminelët nuk do të flenë lirshëm

E publikuar: 15/05/2019 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Me këtë rast, Veseli ka folur përsëri për nismën për Tribunalin që do të gjykojë krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Veseli ka thënë se ky tribunal përkrahet edhe nga ndërkombëtarët.

“Nëse flasim për drejtësi, kriminelët do të përgjigjen para drejtësisë, normal që do të përkrahet nga ndërkombëtarët”, tha ai.

Ai po ashtu ka thënë se kjo nuk po bëhet që ai të fitojë poena politik, dhe se nga kjo ai ka pranuar vetëm kërcënime.

“Kjo është e drejta e jonë, kriminelët nuk kemi me i lënë me fjet shlirë. Kosova ka kapacitet edhe do t’i arrestojmë ku do që janë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për Tribunalin për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Kjo seancë mbahet me vetë nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.