Veseli tregon arsyen e takimit të mbrëmshëm në shtëpinë e presidentit Thaçi

E publikuar: 04/02/2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për takimin e mbrëmshëm ndërmjet presidentit Hashim Thaçi me krerët e koalicionit dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Veseli tha se te presidenti kanë shkuar që ta urojnë kreun e vendit për shtëpinë e re.
“Ishim me ja bo shtëpinë për hajër”.

Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në shkollën “Jeronim De Rada”, në Ferizaj, me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit, raporton EO.

Veseli më tej ka sqaruar se edhe me Haradinajn edhe me Thaçin janë në kontakt të vazhdueshëm, duke shtuar se nuk do të lejojnë që Serbia të sillet si të dëshirojë tash e tutje me Kosovën.