Veseli: Të gjejmë zgjidhje për ndotjen e ajrit, jeta e qytetarëve është ngulfatur

E publikuar: 31/01/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ndotjen e cilësisë së ajrit.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë para deputetëve se kjo seancë duhet ti bashkojë e jo ti ndajë.

“Dëshiroj që të gjithë së bashku të diskutojmë për këtë çështje. Shëndeti i qytetarëve është mbi çdo interes partiak, jam i interesuar që nga ky debat të dalim me një pakt të përbashkët për sanimin e kësaj gjendje”, ka thënë Veseli.

Veseli tha më tej se është e domosdoshme që të përmirësohen politikat e deritashme mjedisore lidhur me cilësinë e ajrit.

“Të krijohet buxheti veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të pa-izoluara në Kosovë. Për këtë, kemi edhe projektin amerikan të MCC-së, i cili ka ndarë 22 milionë dollarë, ndërsa konsideroj që edhe Qeveria e Kosovës duhet t’i ndajë 30 milionë euro për këtë qellim”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu propozoi mbjelljen e drunjve në gjitha komunat e Kosovës, e në veçanti në zonat urbane.

Ai ka shtuar se jemi dëshmitar të gjendjes në të cilën gjendet kryeqyteti ynë, duke theksuar se jeta e qytetarëve në Prishtinë është ngulfatur, dhe Prishtina është bërë qytet i pa jetueshëm.