Veseli takon bashkëluftëtaret e UÇK-së: Bashkë sikur në luftë edhe sot kundër korrupsionit

E publikuar: 16/08/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme është takuar me me bashkëluftëtaret e tij nga koha e luftës.

Ai tha se biseda me gratë në uniformë të UÇK-së ishte kthim në kohë ,më tej shtoi se ato kanë dhënë një kontribut vendimtar, por nuk e kanë marrë kurrë lavdinë që e meritojnë.

“E theksuam njëzëri se ky nuk është vendi për të cilin kemi luftuar, që fëmijët tanë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës”.

“Do të angazhohem me tërë fuqinë time për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në Kosovën tonë. Për një ekonomi të lirë dhe të bazuar në mundësi të barabarta për të gjithë”.

“Së bashku, sikurse ishim në luftë, do të jemi edhe sot kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Fituam atëherë, do të fitojmë edhe sot”, shkruan Veseli në Facebook.