Veseli takoi të mbijetuaren e Holokaustit (Foto)

E publikuar: 02/09/2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot qytetaren izraelite, të lindur në Kosovë, Stela (Esther) Levi, e mbijetuar e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e familjes të së cilës ishte viktimë e politikës shfarosëse naziste.
Duke e falënderuar znj. Levi për vizitën e saj në Kosovë pas disa dekadash, kryetari Veseli potencoi kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen dhe strehimin e komunitetit hebraik në Kosovë.

“Rrëfimi i saj është dëshmi e humanizmit heroik që shqiptarët treguan gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mbrojtjen e hebrenjve nga Holokausti”, theksoi kryetari Veseli.

Stela Levi, nga ana e saj, u shpreh e emocionuar për vizitën pas shumë vitesh në vendlindje, ndërsa theksoi peripecitë e saj pas zhdukjes së një pjese të familjes.

Duke e falënderuar përzemërsisht kryetarin Veseli për pritjen, znj. Levi konsideroi të rëndësishme njohjen e vendit të saj të lindjes nga ana e fëmijëve të saj.

Displaying 2015_09_02_Kryetari Veseli takoi qytetaren izraelite, Stela Levi, e mbijetuar e Holokaustit (4).jpg

Displaying 2015_09_02_Kryetari Veseli takoi qytetaren izraelite, Stela Levi, e mbijetuar e Holokaustit (2).jpg