Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

E publikuar: 06/03/2019 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e jashtëm të Maltës, Karmelo Abela, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli dhe shefi i diplomacisë së Maltës biseduan për raportet e mira që të dyja vendet kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi z. Abela edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.

Kryediplomati i Maltës, Karmelo Abela, nga ana e tij, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis kultivojnë midis tyre.

Z. Abela vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.​/Infosot/