Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

16.05.2019 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prizren në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, se ai ishte ideolog dhe vizionar i madh për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se Serbia do të përgjigjet para drejtësisë për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin që e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

“Andin, baba yt është baba i kombit tonë këtu në Kosovë. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet. Ajo dihet çdo ditë. Ai ishte veprimtar, intelektual dhe ideolog. Kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, shtet, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi ynë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti. Ne sot do të kemi seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar drejtësi, për të gjithë ata mijëra qytetarë të vrarë, fëmijë, gra e pleq të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti serb. Shteti serb ka kryer gjenocid. Kjo duhet të thuhet edhe më me zë dhe shteti serb do të përgjigjet ashtu siç e meriton “, tha ai.

Ai tha se brezat e rinj të shtetit të Kosovës nuk duhet ta harrojnë sakrificën e gjeneratave të mëparshme që kanë bërë gjithçka për këtë liri që sot të gjithë e gëzojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Të dashur të rinj, besoni në shtetin e Kosovës, sepse kemi bërë shumë sakrifica. Kemi shumë e shumë njerëz që kanë dhënë çdo gjë, edhe jetën e tyre për këtë shtet i cili sot e përgjithmonë do të ekzistojë. Unë besoj se kombi ynë ka perspektivë, se shteti ynë po ecë çdo ditë përpara për aq sa duhet të kemi besim tek njëri-tjetri për të ecur edhe më shpejt përpara. Ne do të ecim përpara ballëlartë dhe do të kërkojmë të drejtën tonë, do të kërkojmë drejtësi”, tha Kryeparlamentari Veseli./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Veseli: Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë

Limaj: Nuk do ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të pagjeturve të tjerë

Punësimi i personave të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore, reagon edhe ambasada britanike

Fotografia e tmerrshme e luftës: Gruaja dhunohej para familjarëve nga kriminelët serbë

Operacion i gjerë Policisë nëpër autosallone, dyshohet për vetura të vjedhura

Haradinaj thotë kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë

Lluka kërkon përkrahje nga Zvicra për sektorin energjetik

Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë

Sejdiu: Sulmet e Hotit ndaj PSD-së s’e maskojnë partneritetin e djeshëm të LDK-së me Veselin

Haradinaj rrëfen bisedën me presidentin Macron: I kërkova agjendën e takimit në Paris, më tha ”s’mund t’i jap të gjitha” (Video)

Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë (Video)

Isufi: Serbia njëherë ta njoh Kosovën, pastaj mund të flitet për korrigjim kufijsh

Thaçi po tmerrohet nga heqja e vizave për Kosovën, e godet ambasadorin e Gjermanisë

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

Komuna e Junikut përsëri merr çmim për performancë komunale

Merkel: Evropa të bashkohet për t’iu bërë ballë Kinës, Rusisë e ShBA-së