Veseli shkon në Veri – takon banorët e disa fshatrave

E publikuar: 28/05/2019 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkuar në veri të Kosovës për të takuar qytetarë të asaj ane.

Ai ka përcjellë mesazhin se nuk do të lejohen tensione e as provokime.

Veseli ishte në Çabër të Zubin Potokut nga ku tha se aksioni i sotshëm dhe përpjekjet tjera, janë për të vendosur rend dhe ligj në cdo pjesë të Kosovës.

”Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojmë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook.