Veseli: Rinia nuk largohet nga vendi nëse investojmë në arsim dhe luftojmë korrupsionin

E publikuar: 15/08/2019 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryekuvendari Kadri Veseli vizitoi shkollën e parë shqipe në Stubëll prej nga deklaroi se arsimi është vendimtar për të ardhmen e vendit tonë dhe se mbetet prioritet i tij.

Duke shprehur nderim për themeluesin e kësaj shkolle, Dom Mikel Tarabulluzin, si dhe për të gjithë veprimtarët e hershëm të arsimit shqip, u shpreh i bindur se duke investuar më shumë në arsim dhe duke luftuar korrupsionin, do të krijohen mundësi që rinia kosovare të mos largohet nga vendi.

Postimi i Veselit:

Në Shkollën e Parë Shqipe në Stubëll, të hapur në vitin 1905, e cila është pjesë e traditës së hershme arsimdashëse, që e ka gjenezën tek kolegji i Shën Lukës në 1584. Nderim, respekt dhe mirënjohje për themeluesin e saj, Dom Mikel Tarabulluzin, si dhe për të gjithë veprimtarët e hershëm të arsimit shqip, për kontributin e tyre në misionin fisnik të përhapjes së dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare. Arsimi është vendimtar për të ardhmen tonë dhe do të mbetet prioriteti im. Jam i bindur se duke investuar më shumë në arsim dhe duke luftuar korrupsionin, ne do të krijojmë më shumë mundësi për ta mbajtur rininë në Kosovë.