Veseli: Remit t’i merret mandati i deputetit

E publikuar: 30/01/2016 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është drejtuar presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që t’i merret mandati i deputetit Rrustem Mustafës.
Veseli ka kërkuar nga presidentja t’i drejtohet KQZ-së që pas marrjes së mandatit të Mustafës të emërojë një tjetër deputet të PDK-së.
Sipas burimeve të “Zërit”, Veseli ka bërë një kërkesë të tillë, pasi Mustafa nuk e ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend.
Rrustem Mustafa është dënuar vitin e kaluar nga Gjykata për krime lufte.
“Na ka ardhur edhe vendimi i Gjykatës për Rrustem Mustafën që është i dënuar. Andaj, kryeparlamentari Veseli të premten i ka dërguar letër presidentes, ku ka kërkuar që ta adresojë në KQZ marrjen e mandatit të deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafës, dhe në vendin e tij të caktojë një deputet tjetër të kësaj partie”, ka bërë të ditur burimi brenda Kuvendit të Kosovës.