Veseli reagon pas aktakuzës nga Specialja: Serbia ka bërë krime e jo shqiptarët

E publikuar: 24/06/2020 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët nuk kanë bërë krime dhe se po të jetë nevoja, “do ta mbrojë me fakte luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara”.

Reagimi i plotë:

Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.