Veseli: Qeveria aktuale po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të

E publikuar: 10/03/2020 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Qeveria aktuale ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se deklarata e senatorit republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze,transmeton Klan Kosova.

“Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit tonë”.

“Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkruan Veseli.