Veseli priti në takim shefen e UNDP-së, Ulrika Richardson

E publikuar: 04/05/2018 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun përmes një komunikate për media njofton se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e re të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Veseli uroi Richardson për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart kontributin e UNDP-së në avancimin e shumë proceseve demokratike në Kosovë.

Ndër tjera, ai shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, bazuar në një përvojë të frytshme dhe me rëndësi të madhe për legjislativin e vendit.

Udhëheqja e re e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin e deritashëm me Kuvendin e konsideroi të shkëlqyer, ndërsa theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen. ​