Veseli: Prej nesër hapet gara për kreun e PDK-së

E publikuar: 21/04/2016 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin Drejtues, në të cilin po diskutojnë për përgatitjet e mbajtjes së konferencës së jashtëzakonshme zgjedhore, që do të mbahet më 7 maj. Veseli ka lajmëruar se që nga nesër do të hapet gara për kreun e partisë, garë për të cilën Veseli ka thënë se do të jetë transparente.

Në atë konferencë edhe do të zgjidhet drejtuesi i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit, president të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai që pritet të vije në krye të partisë, Kadri Veseli ka mbajtur një fjalim, në të cilin ka thënë se zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të bëhet përmes një procesi demokratik.

“Zgjedhja e kryetarit të PDK-së do te bëhet përmes një procesi demokratik. E falënderoj Kryesinë e PDK-së për mbështetje në këtë proces, në të cilin secili anëtarë i PDK-së e ka të drejtën për të kandiduar për kryetar”, ka thënë Veseli, teksa ka shtuar sekandidimi do të jetë individual dhe se nuk do të ketë paragjykime e as përkrahje për asnjë kandidat të PDK-së dhe organet udhëheqësish së partisë sonë.

Veseli ka bërë të ditur se nuk do të ketë proces zgjedhor për struktura, por vetëm për kryetar, duke përsëritur edhe njëherë transparencën në këtë proces.

“Që nga dita e sotme kur edhe ju kisha kërkuar që ta fuqizojmë këtë demokraci, edhe një përkrahje ta kemi nga Këshilli Drejtues edhe një votim formal për këtë çështje, dhe nga dita e nesërme të hapet gara për kandidat për kryetar të PDK-së, në të cilin PDK duhet të del parti edhe më e fuqishme si parti politike për arsye se e meriton nga ajo në te cilën ka e kaluar, por në të njëjtën kohë edhe më shumë e meriton për atë të cilën do ta bëjë për vendin e vet”, ka përfunduar Veseli, dhe janë larguar mediet.

Për medie është thënë se Hajredin Kuçi në fund do të tregon se për zhvillimet brenda takimit.