Veseli pjesë e manifestimit në bjeshkët e Vuthajve

E publikuar: 01/08/2019 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka marrë pjesë në manifestimin tradicional në bjeshkët e fshatit Vuthaj.

Me këtë rast Veseli tha se Kosova është veçanërisht mirënjohëse për kontributin e bijëve e bijave të Plavës dhe Gucisë në art, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, ekonomi, politikë e të gjitha fushat e tjera shoqërore.

“Bashkombasve të shumtë të këtij tubimi, iu thashë se Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan Plavë. Prandaj iu premtova se atë borxh kemi për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Po ashtu i sigurova se sa më shumë të konsolidohet Kosova, aq më shumë do të mund të vij në ndihmë të vëllezërve dhe motrave nga Plava e Gucia” ka shkruar Veseli në Facebook.