Veseli i pikëlluar për vdekjen e Ramiz Kelmendit

E publikuar: 11/01/2017 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në Facebook ka thënë që Kelmendi ka lënë “shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit.

Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës.

Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli.