Veseli për barazinë gjinore: A mund të ecë një trup përpara nëse është gjysmë?

E publikuar: 30/05/2017 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një tubim me qytetarët e Mitrovicës nga edhe vjen vetë ai ka folur për barazinë gjinore, duke dhënë edhe një premtim.

“Zoti e ka krijuar 50 % të tokës të jenë femra, pse ne kemi të drejtë të mos t’iu jepim mundësi të përfaqësimit gjysmës sonë”.

“A mund të ecë një trup përpara nëse është gjysmë, këtë do ta bëjmë ne – fuqizimin e grave, dhënien e të drejtave të barabarta, dhënien e përgjegjësive, ky është rrugëtimi më i sigurt drejt Perëndimit ku edhe e kemi vendin”.

Veseli ka folur edhe për rininë dhe personat me aftësi të veçanta, njofton Klan Kosova.

“Fuqizimi i rinisë, Zoti na ka bekuar me 70 % të popullatës sonë që të jetë rini, kjo rini lëngon për dëshirën për tu larguar nga vendi i vet por ne nuk do ta lejojmë këtë”.

“Do të marrim të gjitha masat që të krijojmë perspektivë për ta, do të fuqizojmë rininë tonë duke e përgatitur për tregun e punës, do të kemi trajnime profesionale për rininë që është e papunë, do të kemi një rini të fuqishme, akademike e cila nuk merr diplomë për të gjetur vende pune po për të krijuar edhe vende të reja pune”.

“Personat me aftësi të veçantë, nuk kanë nevojë për lëmoshë po për respekt, kanë nevojë për përgjegjësi, janë aq të vyeshëm sa ne, t’i përkrahim dhe t’i ndihmojmë këta njerëz, janë vëllezërit e motra tona”.