Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

E publikuar: 18/06/2020 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend që lidhen me dialogun.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk refuzon ftesat zakonisht por sipas tij mënyra se si kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar takimin ka qenë jo e rregullt

“Ne nuk refuzojmë takime sidomos kur kanë të bëjnë me interesin e vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i PDK-së thotë se kjo parti ka pranuar më parë një ftesë nga Albin Kurti pasi ky i fundit e bëri ftesën me shkrim dhe në mënyrë të rregullt për dallim nga pasuese i tij Avdullah Hoti

“Nuk kamë bërë ndonjë hakmarrje ndaj LDK-së. Nuk punojë në politikë me revanshizma. Ftesat nuk bëhen nga studiot televizive dhe sa për të thënë. Ftesa e Hotit nuk ka qenë serioze”.

Veseli thotë se kushdo që i prinë dialogut duhet të mbrojë interesin e vendit.

“Ne sa kemi qenë në qeveri i kemi dhënë mundësinë edhe opozitës ta drejtojë dialogun”.

Kryetari i PDK-së thotë se LDK dhe Vetëvendosje e kanë dëmtuar Kosovën duke vonuar dialogun.

“Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve. PDK është e vetmja parti në Kuvend që nuk luan me fjalë kur është në pozitë apo opozitë. Ne kemi nënshkruar dokument për këtë çështje shumë kohë më parë”.

Veseli thotë se në ballafaqim me Serbinë nuk duhet të ketë dallime të brendshme.