Veseli nuk tregon nëse do të jetë kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit

E publikuar: 25/07/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e Kryesisë së vjetër ku po marrin pjesë përfaqësues të partive politike parlamentare, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se më 3 gusht do vazhdojë maratona e seancave, porse nuk ka pranuar të tregojë nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ai tutje ka thënë se beson që legjislatura e ardhshme do të jetë më efikase.

“Më 3 gusht në orën 10:00, vazhdon maratona e seancave. Besojmë që legjislatura e gjashtë do të jetë më efikase dhe vendimmarrëse, do të punojmë më shumë për vendin” ka thënë ai, raporton KTV.

“Legjislatura e pestë me ditën e sotme e ka përfunduar mandatin. Me datën 3 gusht do të kemi seancën dhe do të kemi kandidaturën për kryetar të Kuvendit që do të jetë nga PAN-i”, ka shtuar ai.

Në fund, Veseli nuk ka pranuar të tregojë nëse do të jetë kandidat i PAN-it për kryekuvendar.