Veseli: Nuk kam qenë në dijeni për asgjë, më erdhën papritur fotografia edhe reagimet

17.05.2019 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Nuk kam qenë në dijeni për asgjë, më erdhën papritur fotografia edhe reagimet

Kryeparlamentari i Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës është deklaruar edhe njëherë rreth fotografisë së publikuar nga deputetja e partisë së tij Flora Brovina.

Veseli është shprehur se nuk e di nëse janë të vërteta fotografitë, por e di se në Kosovë ka ndodhur gjenocidi dhe krimi serb.

“Nuk e di nëse fotografitë janë të vërteta ose nuk janë, por ajo çfarë e di unë dhe e di çdo njeri në Kosovë është se gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë, krimet dhe dhunimet kanë ndodhur në Kosovë. Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci kanë kaluar në një situate të rëndë dhe situate traumatike, por ne do të shkojmë deri në fund sepse më e rëndë është krimi dhe gjenocidi që ka bërë Serbia në Kosovë. Është e rëndë, është shqetësuese, por nuk guxon të na disorientoj nga qëllimi ynë që është ngritja e Tribunalit Ndërkombëtar, Muzeun e Gjenocidit, Ditës së Gjenocidit, Muzeut të Dëbimit”, tha Veseli për Klan Kosova.

I pyetur nëse ka qenë në dijeni për publikimin e këtyre fotografive nga deputetja e partisë së tij, ai tha se ka qenë e papritur për të edhe fotografia edhe reagimet.

“Për mua kanë qenë të papritura edhe fotografitë edhe reagimet. Në momentin kur kemi filluar kemi pasur një shkëmbim, ku kam kërkuar që të mos vendoset asnjë fotografi për ta lënduar dikënd.

“Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë, pavarësisht fotografive, ka dëshmi, ka dëshmitar, çdo rrugë, çdo lagje, çdo fshat çdo qytet kanë ndodhur krime serbe. Ne do të bëjmë që nga shteti serb e deri tek kriminelët të paguajnë për këtë. Mund të jetë pikërisht ajo që mediet tona e thonë, por fokusi ynë është gjenocidi serb, krimet serbe dhe ekzekutuesit”, tha Veseli.

Veseli është shprehur gjithashtu se deputetët e kanë pavarësinë e tyre dhe shpesh ndikohen nga emocionet.

Ai gjithashtu ka pohuar se deputetes Brovina dhe deputetes Bogujevci u ka ndodhur diçka e rëndë sonte por se ekzistojnë dëshmi se këto krime kanë ndodhur në Kosovë.

“Kjo është edhe një dhembje më shumë që iu është shkaktuar sonte Kosovës, si konsekuencë e gjithë asaj. Zakonisht deputetët e kanë një lloj pavarësie dhe veprimet janë shpesh emocionale, janë të bindur, unë e shoh shpesh nga deklarimet, kam ftuar të gjitha institucionet që të kemi takim për këtë çështje që t’i jepet drejtim. Ajo insiston, kjo është e rënda, kur e dimë se është një grua që ka pësuar bukur rëndë me përjetime të veta, pastaj një vazhdimësi e kësaj, dëshmia e zonjës Bogujevci se familja ka kërkuar që fotografia të largohet”, tha Veseli.

Ai tha se mund të jetë edhe gabim dhe mund të ketë pavërtetësi tek fotografia e publikuar, por gjithashtu tha se ka dëshmi të krimeve serbe në Kosovë.

Gjithashtu, kryeparlamentari Veseli është shprehur se me këtë rast edhe në qoftë se është gabim nuk është gabim institucional, por individual.

“Akti është individual dhe fotografia është publikuar jashtë foltores së Kuvendit. Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë që është gabim institucional, ajo që kanë bërë Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci janë përgjegjësi individuale.”, tha Veseli.

Ai dha edhe një mesazh për qytetarët e Kosovës dhe deputetit e Kuvendit të Kosovës.

“Mos u zbrazni, duhet të ecim përpara dhe nuk do të zbrazemi. Ne do ta çojmë deri në fund dhe Serbia do të paguaj krimet. Nuk ka rrugë tjetër. Të ecim përpara, sido që të ketë ndodhur gabimi, të ecim përpara. Të mos kemi luftë mes nesh, sepse ashtu do Serbia”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën