Veseli nominohet për kryetar të PDK-së

E publikuar: 13/01/2016 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një mbledhjeje të gjatë të mbajtur të martën pasdite, partia më e madhe në vend, PDK-ja ka marrë një sërë vendimesh për situatën politike dhe zhvillimet në ditët dhe muajt në vazhdim.
Burimet i kanë thënë “KTV”-së se vendimi më i rëndësishëm që është marrë ka pasur të bëjë me pasuesin e Hashim Thaçit në krye të partisë.
Mësohet se me pajtim të plotë, Kadri Veseli është para-nominuar për të qenë kryetari i ri i partisë, pasi që Thaçi të bëhet president.
Gjithashtu është diskutuar për atë se kush do ta pasojë Hashim Thaçin në krye të ministrisë së jashtme, për ta balancuar pushtetin me LDK-në.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së gjerë, krerët e saj kryesorë po vazhdojnë konsultimet.