Veseli ngushëllon për vdekjen e tre personave në aksident

E publikuar: 16/11/2018 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjet e tre te vdekurve në aksidentin qe ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan. Ai ka shkuar edhe në QKUK për të vizituar të lënduarit e tjerë.
“Me shumë keqardhje morra lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre qe humben jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook.