Veseli ngushëllon për vdekjen e Alber Rohan, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

E publikuar: 05/06/2019 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohan.

Në moshën 83-vjeçare, ka vdekur diplomati austriak, Albert Rohan, ish i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Pas vdekjes së tij, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli, ka kujtuar njohjen e tij me Albert Rohan gjatë kohës së luftës.

“Sot vdiq një mik imi dhe i Kosovës, Albert Rohan. E kam takuar për herë të parë në vitin 1998. Ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Europa. Albert Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Veseli.