Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës

27.04.2019 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës

Nxënësit e Gjilanit po vlerësohen si më të mirët në matematikë në Republikën e Kosovës

Gjilan, 27 prill 2019 – Në Komunën e Gjilanit sot ka nisur të mbahen garat komunale në lëndën e matematikës me të gjitha përgatitjet që janë bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe kësaj gare po i nënshtrohen nxënësit nga të gjitha shkollat e Gjilanit nga klasat V, VI, VII dhe VIII.

Dekani i shkencave kompjuterike në universitetin publik “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaçi, tha se niveli kaq i lartë pjesëmarrjes së nxënësve në këto gara na jep të gjitheve një energji shtesë që të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim.

“Ata të cilët merren me mësimin e më vonë edhe studimin e matematikës, gjithmonë do të jenë në planin e parë. Me orientim në këtë drejtim do të thote se në jemi konkurrentë të shteteve të zhvilluara dhe konkurrentë të përbashkët në të gjitha fushat, sepse me matematikë dhe me këtë përkushtim të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve sigurisht që gjithmonë do të kemi suksese. Universiteti “Kadri Zeka”, është i nderuar dhe po punon që të krijoj hapësirë edhe për shkencat natyrore e konkretisht matematikës”, tha mes tjerash dekani, Thaçi.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, e ka përmendur matematikën si mbretëreshë të shkencave dhe njëkohësisht të gjithë nxënësit i ka falënderuar për angazhimin maksimal që po japin, që Gjilani të ketë epitetin e qytetit lider në fushën e matematikës dhe qytetit të shkencës në përgjithësi.

“Ju falënderoj të gjithëve që keni bërë të mundur që Gjilani të ketë epitetin e qytetit të matematikës. Prandaj, jo rastësisht matematika është mbretëreshë e shkencave. ju nxënës të Gjilanit që jeni masovisht në këtë garë jeni lënda e fuqishme e matematikës, ju jeni ata që do të ndikoni të kemi drejtim të veçantë në Universitetin Publik “Kadri Zeka”. Komuna e Gjilanit është krenare me nivelin që kanë nxënësit në shkollave në të gjitha lëndët e veçanërisht në lëndën e matematikës dhe gjithmonë jemi përkrahës institucional, sikur që ju jeni përkrahësit e Gjilanit në rrafshin e dijes”, tha drejtori Gagica.

E nga ana e tij, kryetari i shoqatës “Paskal”, Agim Buklla, që edhe është në këshillin organizativ të garave ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kryetarin Lutfi Haziri, për mbështetjen e dhënë në organizimit të garave në Gjilan.

Ndryshe, rezultatet e testit publikohen pasi të vlerësoj këshilli organizativ dhe do të përgatiten nxënësit e suksesshëm që të përfaqësojnë Gjilanin në garat mbarkombëtare dhe në ato regjionale gjatë të ardhmes./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mjekët të lodhur nga Covid-19: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt

Mjekët të lodhur nga Covid-19: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt

OBSH nuk ndan fonde në bazë të numrit të vdekjeve nga Covid-19

OBSH nuk ndan fonde në bazë të numrit të vdekjeve nga Covid-19

Tiranë: Këshilli Politik pritet të rimblidhet në fillim të javës

Tiranë: Këshilli Politik pritet të rimblidhet në fillim të javës

E diela, ditë zie në Gjilan

E diela, ditë zie në Gjilan

Kurz: Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes në drejtimin e duhur

Kurz: Bisedimet për fondin e rimëkëmbjes në drejtimin e duhur

Conte: Dakordësia për planin e rimëkëmbjes më e ndërlikuar nga sa pritej

Conte: Dakordësia për planin e rimëkëmbjes më e ndërlikuar nga sa pritej

​Vdes një 46 vjeçar me Covid-19, viktima e tetë nga Gjilan

​Vdes një 46 vjeçar me Covid-19, viktima e tetë nga Gjilan

Macron dorëzohet ndaj Jelekëve të Verdhë, shtyn reformën e kontestuar të pensioneve

Macron dorëzohet ndaj Jelekëve të Verdhë, shtyn reformën e kontestuar të pensioneve

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Guterres: Bota ndodhet në një pikë kritike për shkak të pandemisë

Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Dua i bashkëngjitet peticionit të kosovarëve për Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Edhe një foshnje del e infektuar me Covid-19 në Kosovë

Edhe një foshnje del e infektuar me Covid-19 në Kosovë

Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

​Vdes edhe personi i plagosur në Repë

​Vdes edhe personi i plagosur në Repë

Gjermani, ”Fosun Pharma” teston në Kinë një vaksinë antiCovid-19

Gjermani, ”Fosun Pharma” teston në Kinë një vaksinë antiCovid-19

Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas

Irani dorëzon kutitë e zeza të avionit të rrëzuar ukrainas