Veseli nënshkroi memorandum bashkëpunimi me investitorë amerikanë

E publikuar: 04/10/2016 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Stone Alliance” e cila do të investojë në Kosovë

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dhe udhëheqësi i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se bashkëpunimi mes Kosdovës dhe SHBA-së po kalon në një etapë të re e cila po i hapë rrugë perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës për të rinjtë kosovarë.

“Sot në rrethana të lirisë suksesi është për ata njerëz që arrijnë të krijojnë vende pune.  Ardhja e një kompanie të tille amerikane dhe  punësimi i 2500 njerëzve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është orientim i qartë pro perëndimor”, tha Veseli.

Sipas tij, përmes kësaj kompanie do të dërgohet mesazh edhe te investitorët  tjerë për të investuar më Kosovë.

Edhe ambasadori amerikan dhe kreu i kompanisë Stone Alliance e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për ofrimin e bashëpunimit, ndërsa premtuan sjelljen edhe të investitorëve tjerë amerikanë në Kosovë.

Ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është historike sepse Kosova ka nevojë për shembuj të tillë.

“Dy vitet e fundit kemi pasur interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Po e shohim një perspektivë më të mirë për kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Shpresoj që të shohim më shpesh ngjarje të tilla”, tha Zeka.