Veseli: Nënë Tereza na frymëzon për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

15.08.2019 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Nënë Tereza na frymëzon për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar kishën e Letnicës, ku Nënë Tereza e kishte marrë thirrjen për t’u bërë murgeshë

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar edhe kishën e Letnicës, ku Nënë Tereza e kishte marrë thirrjen për t’u bërë murgeshë.

Veseli ka thënë se Nënë Tereza është një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit.

Ai ka shtuar se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Në këtë kishë të Letnicës, 91 vjet më parë, erdhi vajza 17 vjeçare e Nikollë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Dranafile Bernajit nga Novosella e Gjakovës, ku edhe mori thirrjen për t’u bërë murgeshë misionare. Ajo u bë pjesë e urdhrit të Motrave të Loretos, që kryenin misione humanitare në Indi.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, më vonë e njohur në gjithë globin si Nënë Tereza, është bija me e shquar e kombit tonë. Vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për Paqe si simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me më të varfrit.

Ne jemi krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.

Nënë Tereza është për mua edhe një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit.

Ajo na mëson se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Taksë edhe në autostradat e Kosovës – kostoja më e vogël se në “Rrugën e Kombit”

Taksë edhe në autostradat e Kosovës – kostoja më e vogël se në “Rrugën e Kombit”

Akuza mes qeverisë dhe opozitës për rastin “Zhvatje”

Akuza mes qeverisë dhe opozitës për rastin “Zhvatje”

Rriten kapacitetet prodhuese vendore, por edhe çmimet

Rriten kapacitetet prodhuese vendore, por edhe çmimet

Veseli: Nënë Tereza na frymëzon për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Veseli: Nënë Tereza na frymëzon për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Albin Kurti e kujton Arbër Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes

Albin Kurti e kujton Arbër Xhaferin në shtatë vjetorin e vdekjes

Pas nivelit më të ulët në 12 vitet e fundit, sërish rritet euro kundruall lekut

Pas nivelit më të ulët në 12 vitet e fundit, sërish rritet euro kundruall lekut

Policia mbyll disa klube nate dhe konfiskon armë e vetura të dyshimta në Klinë

Policia mbyll disa klube nate dhe konfiskon armë e vetura të dyshimta në Klinë

Aeroporti: Fluturimet e planifikuara do të realizohen në kohë

Aeroporti: Fluturimet e planifikuara do të realizohen në kohë

Gashi kërkon nga Komuna e Prishtinës hapësirë për ndërtimin e shtatores së Vokrrit dhe statujës së Kelmendit

Gashi kërkon nga Komuna e Prishtinës hapësirë për ndërtimin e shtatores së Vokrrit dhe statujës së Kelmendit

Thaçi: Falënderojmë Italinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës

Thaçi: Falënderojmë Italinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës

Dënohet me tre vjet burgim pasi vodhi 149 përforcues të autostradës

Dënohet me tre vjet burgim pasi vodhi 149 përforcues të autostradës

Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

Burg shtëpiak për istogasin, e dhunoi tri ditë rresht një femër dhe më pas e trafikoi

Burg shtëpiak për istogasin, e dhunoi tri ditë rresht një femër dhe më pas e trafikoi

Ministri Yagcilar priti në takim lamtumirës Ambasadorin O’Connell

Ministri Yagcilar priti në takim lamtumirës Ambasadorin O’Connell

Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

Kallëzim penal ndaj 22 policëve për deportimin e shtetasve turq

Haradinaj: Nuk jam servil me ndërkombëtarët

Haradinaj: Nuk jam servil me ndërkombëtarët