Veseli në Seminarin e NATO’s: Ne jemi përkrah vendeve që luftojnë terrorizmin

E publikuar: 22/10/2016 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Seminarin e 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka falënderuar që kjo seminar po mbahet në Prishtinë, ndërsa ka thënë se kosovarët janë popull evropian, transmeton Koha.net.

“Dua të falënderoj Asamblenë Parlamentare të NATO-s për organizimin e këtij seminari në Prishtinë. Ne jemi popull evropian dhe angazhohemi qartë që të jemi pjesë e Bashkimit Europian”, ka thënë Veseli.

Veseli i është përgjigjur edhe disa pyetjeve që kanë pasur të bëjnë me kërcënimet e sigurisë në vend dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është vatër e terrorizmit. Jemi duke bërë përpjekje që të kemi marrëdhënie të mira me shtetet fqinje”, ka shtuar Veseli, teksa në lidhje me Malin e Zi ka thënë se nuk ka asnjë çështje të hapur mes këtyre dy vendeve dhe do të ketë vetëm raporte të mira.