Veseli në mediet amerikane: Kosova dhe SHBA-ja janë demokraci të bashkuara kundër korrupsionit

03.10.2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli në mediet amerikane: Kosova dhe SHBA-ja janë demokraci të bashkuara kundër korrupsionit

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një kolumne të publikuar në mediet amerikane, ka thënë se do të vazhdoj të theksoj rëndësinë e nxitjes së një aleance të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët perëndimorë.

Mediumi amerikan “Newmax”, por edhe disa media të tjera amerikane kanë publikuar një opinion të Veselit, ku ai konfirmon se do të vazhdojë të përmend përpjekjet globale të administratës Trump kundër korrupsionit dhe të shtjelloj faktin se Plani i tij Kundër Korrupsionit bazohet në parimet dhe politikat amerikane, transmeton lajmi.net.Kjo është kolumna e plotë e Veselit e publikuar në mediet amerikane:“Kadri Veseli: SHBA-ja dhe Kosova janë demokraci të bashkuara kundër korrupsionitKëtë javë, populli i Kosovës do të bëjë një zgjedhje historike me implikime më të mëdha për të gjithë rajonin. Ne po mbajmë zgjedhjet tona të pesta të lira dhe të ndershme në historinë e kombit tonë të ri. Populli ynë krenar dhe atdhetar, do të vendosë nëse vendi ynë vazhdon të jetë një fanar shprese dhe shembull i ndritshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, ose të marrë një rrugë tjetër, e cila do të vë në pikëpyetje aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.Kam besim se kombi ynë do të vazhdojë të bëjë zgjedhjen më të mirë këtë 6 tetor, si për interesat tona vendore, ashtu edhe për ato të jashtme, veçanërisht me mundësinë e madhe që duhet të ecim përpara falë aleancës sonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Unë kam luftuar në fushëbetejë krah për krah me amerikanët, kur shërbeva si një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fakt, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e kishin udhëhequr mbrojtjen e NATO-s për Kosovën, unë mund të mos isha gjallë sot. Angazhimi juaj për mbrojtjen e të drejtave universale të njeriut ka çliruar më shumë njerëz në të gjithë botën se çdo komb tjetër në histori. Dhe çdo ditë që Kosova vazhdon të përparojë dhe të ketë sukses, shërben si një demonstrim i suksesit të arritur nga dhembshuria dhe forca e Amerikës. Unë hyra në skenën politike vetëm në vitin 2012 kur u anëtarësova në Partinë Demokratike të Kosovës, parti e themeluar nga ish-luftëtarët çlirimtarë. Një nga shtyllat kryesore të hartimit të politikave në këtë parti ka qenë mbajtja e partneritetit të fortë me SHBA-në dhe ish-udhëheqësi ynë dhe ish-kryeministri ka mbajtur kontakte të ngushta dhe shkëmbime me secilën administratë amerikane në nivelet më të larta.Ne kemi qenë në pushtet për një periudhë të gjatë dhe disa nga njerëzit tanë kanë bërë gabime. Sidoqoftë, ne jemi partia e vetme që kemi ndershmërinë të pranojmë dështimet e gabimet dhe kemi guximin t’i adresojmë ato. Që në minutën time të parë në pozicionin e kryetarit të PDK-së, iu përkushtova reformimit të partisë dhe riparimit të veprimeve të gabuara, duke larguar nga pushteti çdo zyrtar me aktakuza për korrupsion ose nepotizëm. Në vend që t’i fajësonim të tjerët, ne filluam nga vetja. Për më tepër, unë i ftova të rinjtë të merrnin komandën dhe të udhëhiqnin, duke emëruar disa ministra të rinj në mandatin e kaluar. Unë besoj se një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin është të sjellësh gjak të freskët, duke angazhuar profesionistë të rinj të talentuar, duke u siguruar atyre një shans për të pasur sukses.Siç mund ta imagjinoni, kjo nuk ishte detyrë e lehtë dhe ata të moshës më të vjetër na luftuan në çdo hap gjatë rrugës. Sidoqoftë, unë jam plotësisht i kënaqur me punën e tyre dhe reformat kundër korrupsionit dhe do të vazhdoj me këtë strategji të bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë edhe në të ardhmen.Këtyre ditëve, partia jonë është e vetmja që nuk bën vetëm premtime, por ka ndërmarrë veprime të vërteta. Nën udhëheqjen time, PDK-ja po garon në këto zgjedhje me një listë të kandidatëve që nuk ka asnjë kandidat të vetëm të akuzuar për korrupsion ose nepotizëm. Lista jonë është përplot me aktivistë të rinj, shumë të kualifikuar, të pa kompromentuar nga korrupsioni, plot energji dhe vullnet të mirë për t’u përballuar me sfidat që na presin.Partia jonë është e vetmja që ka ofruar një vizion të qartë, një plan gjithëpërfshirës dhe të menduar mirë sesi ta çlirojmë këtë vend nga korrupsioni dhe nepotizmi. Është partia e vetme që ka guximin të merret me veteranë të rremë dhe të rivendosë plotësisht dinjitetin dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, vetëm PDK-ja ka një strategji për t’i legalizuar ndërtimet pa leje dhe hequr ankthin e qindra mijëra familjeve që nuk mund të përfitojnë nga shtëpitë e tyre për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronës.Partia jonë ka një plan konkret veprimi për të prezantuar premtimet tona për fushatën kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit. Brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re, ne do të iniciojmë një seri të plotë të reformave rrënjësore që synojnë pastrimin e sistemit nga korrupsioni, forcimin e dorës së zgjatur të ligjit, në modernizimin e institucioneve tona në përputhje me standardet më të larta perëndimore. Po ashtu, ne do të kufizojmë mundësitë për korrupsion përmes derregullimit, qeverisjes elektronike dhe inkurajimit të konkurrencës së lirë dhe të drejtë të tregut. Përmes një programi të ndërgjegjësimit publik kundër korrupsionit, reformat tona shoqërore do të jenë të përhershme. Programi ynë do të promovojë integritetin personal dhe përgjegjësinë qytetare, në mënyrë që të harmonizojë të drejtat dhe përgjegjësitë e një individi ndaj ligjit në kulturën tonë.Gjatë kësaj jave përmbyllëse të fushatës sime, unë do të vazhdoj të theksoj rëndësinë e nxitjes së një aleance të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë të tjerë perëndimorë. Në secilin nga fjalimet e mia do të vazhdojë të përmend përpjekjet globale të administratës Trump kundër korrupsionit dhe të shtjelloj faktin se Plani im Kundër Korrupsionit bazohet në parimet dhe politikat amerikane.Qytetarët tanë jo vetëm që e përqafojnë këtë mesazh, por entuziazmohen kur unë përmend Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump. Energjia është vërtet mahnitëse.Populli i Kosovës e kupton që një partneritet i fortë me Amerikën do të ndihmojë që Kosova të bëhet më e fortë. Kombi ynë ka besim të madh në udhëheqjen morale të Amerikës dhe shembullin në të gjithë botën.Mesazhi im bazohet në përvojë. Unë kisha nderin të takoj Presidentin Trump në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare 2017 në Uashington, D.C. Edhe në fillimet e presidencës së tij, ai tregoi një interes të mprehtë për çështjet diplomatike dhe politike të vendit tim gjatë diskutimit tonë.Unë gjithashtu dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të siguruar popullin amerikan për angazhimin tonë ndaj aleancës sonë. Ju lutemi injoroni retorikën antiamerikane të kundërshtarëve të mi që mund ta shihni në javën në vijim.Gjithashtu, mos u shqetësoni për deklaratat e tyre të kaluara duke kundërshtuar ose shpërfillur rekomandimet që vinin nga Uashingtoni kur bëhej fjalë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ose procesin e dialogut. Vetëm një pjesë e vogël dhe e keqinformuar e elektoratit tonë mbështet pozicionet negative dhe joracionale kundër SHBA-së. Ata nuk janë përfaqësues të besimit të vërtetë të vendit tonë në idealet tuaja dhe mirënjohjen e jashtëzakonshme që mbizotëron në Kosovë për ndihmën e marrë nga ju në kohëra të shtrenjta.Kur të bëhem Kryeministër, Kosova gjithmonë do të konsultohet me Uashingtonin dhe do të frymëzohet nga ju në mënyrë që të realizojë plotësisht potencialin e vendit tim dhe të sjellë prosperitet dhe mundësi për të gjithë qytetarët tanë. Aleanca jonë vetëm do të forcohet, sepse ashtu si administrata e Presidentit Trump, qeveria jonë e ardhshme do të ndërmarrë veprime reale që do të japin rezultatet më të mira për të gjithë qytetarët tanë. Kosova është e gatshme për një drejtim të ri të guximshëm drejt madhështisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Të dyja partitë thonë se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK, por ka 10 ditë pa asnjë takim

Të dyja partitë thonë se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK, por ka 10 ditë pa asnjë takim

Ja çka thotë Borrell për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Ja çka thotë Borrell për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Hilmi Jashari Avokati i Popullit do të takohet me qytetarët e Pejës

Hilmi Jashari Avokati i Popullit do të takohet me qytetarët e Pejës

Fituesja e Nobelit për Paqe heq dorë nga çmimi shkaku i Handkes

Fituesja e Nobelit për Paqe heq dorë nga çmimi shkaku i Handkes

Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar: Nuk mbaj unë përgjegjësi, por zoti! (Video)

Ndërtuesi i pallatit të dëmtuar: Nuk mbaj unë përgjegjësi, por zoti! (Video)

Haradinaj: Sa shkojnë me Gjuriqin, VV-ja më mirë të kryejë punë me Isa Mustafën

Haradinaj: Sa shkojnë me Gjuriqin, VV-ja më mirë të kryejë punë me Isa Mustafën

Kryetari i veteranëve: Një ftesë për Thaçin nga Specialja, nuk është befasi

Kryetari i veteranëve: Një ftesë për Thaçin nga Specialja, nuk është befasi

SHBA shton në listën e zezë edhe 9 persona nga Serbia

SHBA shton në listën e zezë edhe 9 persona nga Serbia

Serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, nëse burgoset Todosijeviq

Serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, nëse burgoset Todosijeviq

Termocentralet e Kosovës, ndotësit më të mëdhenj në Evropë

Termocentralet e Kosovës, ndotësit më të mëdhenj në Evropë

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Kadri Veseli s’tregon nëse u intervistua si i dyshuar apo dëshmitar

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Zyrtarët e MKRS-së paralajmërojnë greva dhe bojkot

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Erdogan: Nuk do ta pranoja Çmimin Nobel, në rast se do të më jepej një ditë

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Mohimi i masakrës: Kosovarët të mos takohen me zyrtarët serbë, përveç dialogut të ndërmjetësuar

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Aktakuzë kundër njëzet personave

Aktakuzë kundër njëzet personave