Veseli në Drenas dhe Dragash: Ne marrim përgjegjësi sepse e dimë ku duam të arrijmë

08.06.2019 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli në Drenas dhe Dragash: Ne marrim përgjegjësi sepse e dimë ku duam të arrijmë

Në takim me strukturat e reja në Degën e Partisë Demokratike në Drenas, kryetari Kadri Veseli, ka thënë se Drenasi është djepi dhe bazamenti i forcës së PDK-së, duke shtuar se “jam i bindur se nga ky proces i brendshëm zgjedhor, kemi dalë edhe më të fortë.
Ne ekzistojmë si parti dhe marrim gjithmonë besimin e madh të qytetarëve sepse marrim përgjegjësi e nuk ikim nga to. Unë pres gatishmëri nga të gjithë për t’i pri edhe më tej proceseve të mira për vendin dhe qytetarët”, ka theksuar Veseli. Ai ka thënë se procesi zgjedhor ishte tejet demokratik, me pjesëmarrje masive dhe cilësi të organeve të përzgjedhura në Drenas dhe degët tjera gjithandej vendit, duke ruajtur strukturat, por edhe duke sjell kuadër të ri dhe udhëheqës të rinj në degë dhe nëndegë. “Në qoftë se më herët kemi arritur lirinë, pse sot nuk mund ta arrijmë zhvillimin ekonomik?”, ka thënë Veseli. “Do të eliminojmë çdo parregullsi e fenomen korruptiv. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë politika inkurajuese, ta bëjmë Kosovën si vendet e BE-së, përmes vizionit të qartë të ndërmarrësisë, njerëzve inovatorë e punëtorë, ndërmarrës, fermerëve e edukatorëve. Ky duhet të jetë drejtimi ynë”, tha Veseli. Lideri i PDK-së ka folir edhe për iniciativën e tij për Tribunalin për gjenocidin serb. “Serbia duhet të përgjigjet, këtu në mes të Drenicës, flakët e luftës e kanë munduar më së shumti. Ne nuk duhet të jetojmë në frymën e konfliktit por ne në Ballkanin perëndimor, kemi perspektivë, duhet të marrim përgjegjësi, në rend të parë PDK-ja, duke respektuar të drejtat e serbëve, por edhe duke u kujdesur për Luginën e Preshevës”, ka thënë Veseli.
Ai ka ftuar që të shfrytëzohen resurset humane dhe natyrore, për krijimin e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese. “Të kemi prodhime vendor dhe punësim. Ndërmarrësit tanë të kenë perspektivë, këtë ne mund ta arrijmë. Jemi krenar për të kaluarën, të përgjegjshëm për sukseset dhe gabimet, por jemi të vendosur për një Kosovë perëndimore, të zhvilluar, ku njerëzit jetojnë edhe me mirë”, ka thënë Veseli. Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, ka thënë se Dekada e Re ka dhënë mundësi për gërshetiminë e gjeneratave duke marrë përkrahje në forcimin e PDK-së, në Drenas, në qeverisjen lokale, së bashku duke sjell çështjet e qytetarëve si prioritet. Hoxha theksoi se vetëm me udhëheqjen e përgjegjshme dhe të aftë, qytetarët do të mund të arrijnë synimet për jetë më të mirë. “Me një vizion unik të liderit Kadri Veseli dhe Dekadës së Re, Drenasi dhe Drenica ecin pandalshëm përpara”, tha Hoxha. Ndërsa gjatë takimin me strukturat e reja të degës së PDK-së në Dragash, kreu i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se PDK nuk do të lejoj brenda vetes njerëz që e kanë keqpërdorur partinë për qëllime personale, duke i hapur trugë njerëzve profesionist me vullnet për të punuar për të mirën e qytetarëve. “Fenomenet negative do t’i godasim rëndë, ne nuk mund, të mbesim peng, duhet t’i japim mundësi njerëzve të cilët vërtet e duan vendin, perspektivën, zhvillimin për vendin si prioritet. Sundimi i ligjit duhet të jetë më i fortë se secili indvid. Duhet me i dhënë shans secilit, por edhe do të luftojmë për të drejtat tona”, ka thesuar Veseli. Ai ka ftuar drejtuesit e Degës së PDK-së në Dragash, të bashkëbisedojnë me njerëz, patriotë që kanë vizion e guxim të ecim bashkërisht përpara, në mënyrë që mos ta lëmë këtë të arritur të na dështojë, por ta qojmë suksesin më tutje, me këto ndryshime kemi nisur, për faktin se kemi problem papunësinë dhe duhet gjetur zgjidhje, ta fitojmë besimin dhe ta çojmë përpara vizionin e Dekadës së Re./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë