Veseli në Berlin, takoi edhe ministrin e jashtëm Steinmeier (Foto)

E publikuar: 15/03/2016 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, gjatë vizitës së tij në Berlin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryeparlamentari Veseli, një ditë më parë, është takuar edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, vazhduan punimet e Konferencës ndërkombëtare mbi luftën kundër antisemitizmit.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi ministrin gjerman të Punëve të jashtme, Frank Walter Steinmeier.

Kryetari Veseli falënderoi ministrin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pasur nga politika e jashtme gjermane.

Image
Image
Image