Veseli ndër liderët e paktë botëror që u prit nga Trump (VIDEO)

E publikuar: 22/02/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo shumë liderë botëror, pas britanikes Theresa May, patën shansin të priten nga Donald Trump, prejse ky u bë president.

Në mesin e atyre pak vetave që patën kësi privilegji, del të jetë kryeparkamentari kosovar.

Se Kadri Veseli e pati këtë nder, u mësua tek të mërkurën, kur Zyra Kryetarit të Kuvendit publikoi një fotografi të tij me Trump, njofton Klan Kosova.

Në sqarimet që dha për këtë ngjarje të rëndësishme, shefi i parlamentit tha se ishte të presidentin amerikan si pjesë e një grupi prej gjashtë udhëheqësve botërorë që u ftuan ta takojnë ish-biznesmenin, para fillimit të ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, në fillim të shkurtit.