Veseli mbërrin në Kosovë: Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj

E publikuar: 11/12/2019 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbërritur në Kosovë, pasi ishte në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Për ta pritur atë ishin mbledhur në aeroportin “Adem Jashari”një numër i madh i qytetarëve dhe pëërkrahësve të tij, të cilët ai i falëndëroi për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

“Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës. Lavdi e përjetshme për UÇK-në dhe popullin saj”, deklaroi Veseli.