Veseli: Lista jonë e deputetëve do t’i fitojë zgjedhjet

E publikuar: 09/09/2019 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është shumë krenar që ky subjekt politik po ia ofron vendit njerëzit më të zotë.

Sipas tij, lista e PDK-së për deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë në Kosovë dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar”.