Veseli: Kuvendi i sheh me prioritet marrëdhëniet me Asamblenë franceze

E publikuar: 31/03/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot prita në takim një grup deputetësh nga Asambleja Kombëtare e Francës, në kuadër të takimeve të Grupit të miqësisë që funksionon në mes parlamenteve të të dy vendeve tona.

Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e përhershme e lirive njerëzore dhe vlerave demokratike, për të gjitha vendet që aspirojnë standardet më të larta të demokracisë.

Duke u nisur nga kjo, Kuvendi i Kosovës i sheh me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Asamblenë Kombëtare të Francës.

Liberte, Egalite, Fraternite! Ja vizioni më madhështor i njerëzimit.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/veseli-kuvendi-i-sheh-me-prioritet-marredheniet-me-asamblene-franceze-90682/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright