Veseli: Kosovës i duhet lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë

E publikuar: 29/05/2017 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me qytetarët e Podujevës.

Sipas Veselit, PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën, e cila është e gatshme të sakrifkojë kur i duhet vendit, raporton lajmi.net

“Të shkojmë të qetë në këto zgjedhje. PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën. Parti e cila merr vendime dhe nuk hevizton. PDK është e aftë të sakrifikojë kur i duhet atdheut”, ka thënë Kadri Veseli.

Veseli ka theksuar se Kosova ka nevojë për një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë, pasi vendi ka nevojë për partnerë.

“Duhet lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Ne kemi nevojë për partnerë të fuqishëm. Jemi të bekuar që jemi bashkë me SHBA-në dhe këtë do ta ruajmë gjithmonë”, shtoi Veseli.

Në këtë takim morrin pjesë edhe kandidatë për deputetë të PDK-së nga Podujeva.