Veseli: Kosova është kontribuues i stabilitetit në Ballkan

E publikuar: 25/01/2017 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituara në Kosovë.
Veseli ka mbajtur një konferencë pas këtij takimi, duke folur para medieve për rrugine  Kosovës drejt BE-së.

Veseli ka thënë se Kosova është kontribuuese e stabilitetit në Ballkan dhe rruga e Kosovës është integrimi në BE, raporton lajmi.net.

“Kosova nuk është më shtet e as shoqëri konsumuese e stabiliteti, por është vet kontribuuese e stabilitetit. Do të vazhdojmë kursin e komunikimit pozitë -opozitë, do të vazhdojmë kursin e integrimeve të të gjitha komuniteteve, dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë forcimin e sovranitetit që është imperativ jetësor dhe në rrugëtimin drejt BE-së. Për ne partneriteti me BE-në është shumë me rëndësi. Kemi marr zotimet e BE-së që do të kemi takime më të shpeshta. Të jenë të sigurt se Kosova e ka rrugën shumë të qartë, në integrimin drejt BE-së”, ka thënë Veseli.