Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan

29.03.2019 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Kosova do të jetë qendër e inovacionit në Ballkan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, ka vizituar parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren ku pritet të vendosen qindra inovatorë të rinj për të realizuar idetë e tyre kreative që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës për rininë kosovare.

Në parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, kryeparlamentari Veseli dhe ministri Beqaj janë njoftuar nga menaxheri i Parkut, Wolfgang Leidig, për mundësitë që ofron hapësira prej 40 hektarësh të cilën e ka lënë si donacion KFOR-i gjerman e që kapë vlerën e investimeve në 40 milionë euro.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se me këto kushte që i ofron tani vendi ynë për talentët e rinj, Kosova do të jetë qendër e Inovacionit në Ballkan.

Ai tha se kjo qendër është një mundësi dhe një mrekulli për Kosovën.

“Me krijimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kemi bërë një nga veprimet më të mençura. Ky është drejtimi që i duhet Kosovës. Në këtë ambient do të ketë vetëm inovatorë dhe ndërmarrës të rinj, të cilët do t’i japin shtysë transformimit dhe zhvillimit të Kosovës. Me këtë mundësi që na e ka krijuar shteti gjerman, ne jemi kampionë në Ballkan me ofertën për investitorë të huaj potencialë. Kjo qendër ofron mundësi të jashtëzakonshme”, theksoi Veseli.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj e konsideroi Parkun hapësirë shumë të dobishme për vendin, me shumë pajisje dhe me një vlerë të madhe financiare, mbi 40 milionë euro, që KFOR-i dhe qeveria gjermane e ka lënë.

“Ne ishim këtu së bashku me kryetarin Veseli për të parë se çfarë veprimesh do të ndërmarrim si Qeveri dhe si Kuvend, për ta funksionalizuar këtë Park. Ideja është që Parku të bëhet Qendër e Trajnimeve dhe e Inovacionit, e fokusuar në teknologjinë informative, në përpunimin e produkteve bujqësore, në turizëm“, tha ministri Beqaj.

Menaxheri i Parkut të Inovacionit, Wolfgang Leidig – Drejtor i njësisë implementuese, tha se në mes të këtij viti do të vazhdojnë me thirrjen e bizneseve me qëllim të vendosjes së tyre në park.

“Do të ftojmë të gjitha bizneset, institucionet trajnuese dhe institucionet e tjera inovatore të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë, jo vetëm të Prizrenit por edhe të gjithë Kosovës”, tha Leidig./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hashim Thaçi i reagon Albin Kurtit nga Uashingtoni, ka një këshillë për të

Hashim Thaçi i reagon Albin Kurtit nga Uashingtoni, ka një këshillë për të

Rama pas takimit me Lavrov: Asnjëherë nuk kam qenë për pazare territoresh Kosovë-Serbi

Rama pas takimit me Lavrov: Asnjëherë nuk kam qenë për pazare territoresh Kosovë-Serbi

Vuçiq thotë se është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Vuçiq thotë se është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën

Pallaska: Kurti sot e barazoi NATO-n me Serbinë

Pallaska: Kurti sot e barazoi NATO-n me Serbinë

Nga Amerika: E konfirmojmë mbështetjen për FSK’në dhe për dialogun me Serbinë

Nga Amerika: E konfirmojmë mbështetjen për FSK’në dhe për dialogun me Serbinë

Pse vrasin burrat ?

Pse vrasin burrat ?

Haziri nënshkruan marrëveshje për binjakëzimin e Gjilanit me Sioux City të SHBA’ve

Haziri nënshkruan marrëveshje për binjakëzimin e Gjilanit me Sioux City të SHBA’ve

Thaçi takon Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e ShBA-së

Thaçi takon Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova është e bekuar me besimin dhe partneritetin e ShBA-së

Shtohen protestat për drejtësi në prag të zgjedhjeve

Shtohen protestat për drejtësi në prag të zgjedhjeve

IKSHPK-ja konfirmon: Në Kosovë, asnjë i prekur nga koronavirusi

IKSHPK-ja konfirmon: Në Kosovë, asnjë i prekur nga koronavirusi

Ministrja Bajrami takon Nataliya Apostolovën, flasin për përmirësimin në fushën e arsimit

Ministrja Bajrami takon Nataliya Apostolovën, flasin për përmirësimin në fushën e arsimit

Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n

Abazi: Nuk vihet në pikëpyetje partneriteti ynë me NATO-n

Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në Kosovë

Osmani: Do ta forcojmë procesin zgjedhor në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n

Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n

Më shumë të prekur jashtë Kinës se sa brenda saj nga coronavirusi – BE thotë se nuk ka asnjë arsye për panik

Më shumë të prekur jashtë Kinës se sa brenda saj nga coronavirusi – BE thotë se nuk ka asnjë arsye për panik