Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

27.05.2019 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli kërkon hetime të plota për aferën ‘Spitali’ – përgjegjësi nga organet e rendit dhe ligjit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur ashpër për aferën e mashtrimit.

Ai ka kërkuar llogari nga organet e drejtësisë për zbardhjen e të gjithë skemës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Veseli thotë se i gjithë procesi, nga fillimi deri në fund duhet të hetohet dhe të ketë transparencë të plotë, transmeton Lajmi.net.

“Ajo që tashmë është kuptuar botërisht është fakti se krejt skema e mashtrimit në video-incizimet e publikuar ndërlidhet me ndërtimin dhe licencimin e një spitali privat. Dhe ende deri tash, në opinionin publik nuk është sqaruar rrjedha e licencimit të këtij spitali, që ka ndodhur ne vitin 2015 dhe për të cilin dyshohet se është pasojë e një skeme të korrupsionit institucional. Duke e konsideruar tepër të rëndësishme zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kërkoj urgjentisht nga organet përgjegjëse të rendit dhe ligjit që të kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë të plotë për hetimin dhe ndjekjen e të gjithë personave përgjegjës dhe të dyshuar për këtë aferë”, ka shkruar Veseli.

Kjo është deklarata e tij e plotë:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë javës së kaluar, ne media janë publikuar disa video-incizime, ku persona tashmë të dyshuar, shihen qartë duke kryer vepra penale. Këta persona, në mes tjerash kanë apostrofuar edhe emrin tim, për çka jam deklaruar menjëherë dhe kam ngritur kallëzim penal ndaj tyre për keqpërdorim të emrit tim.

Edhe pse ka kaluar gati një javë e plotë, ende nuk kemi parë ndonjë reagim apo veprim konkret në lidhje me ketë rast nga ana e organeve të drejtësisë. Për këtë, me të drejtë, mund të ndjehen të shqetësuar të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Ajo që tashmë është kuptuar botërisht është fakti se krejt skema e mashtrimit në video-incizimet e publikuar ndërlidhet me ndërtimin dhe licencimin e një spitali privat. Dhe ende deri tash, në opinionin publik nuk është sqaruar rrjedha e licencimit të këtij spitali, që ka ndodhur ne vitin 2015 dhe për të cilin dyshohet se është pasojë e një skeme të korrupsionit institucional.

Duke e konsideruar tepër të rëndësishme zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kërkoj urgjentisht nga organet përgjegjëse të rendit dhe ligjit që të kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë të plotë për hetimin dhe ndjekjen e të gjithë personave përgjegjës dhe të dyshuar për këtë aferë.

Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj faktit që neglizhenca e trajtimit të rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me apo pa qëllim, ka mundësuar vjetërsimin e lëndëve deri në parashkrimin e veprave penale. Nuk mund të vazhdohet më tutje me këtë qasje që më shumë ngrit pyetje sesa që jep përgjigje. Andaj, kushdo që ka përgjegjësi institucionale duhet të kryejë detyrat me përgjegjësi të plotë ose të lëshojë rrugë për të tjerë që veprojnë me përkushtim dhe integritet. Dhe kushdo që është pjesë e kësaj skeme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të përballet me drejtësinë, pa asnjë vonesë. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë