Veseli i sigurt që Gjermania ka thënë “po” për vizat

E publikuar: 22/10/2018 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli shprehet i sigurt se Gjermania i thotë po liberalizimit të vizave për Kosovën, përkundër që gjatë votimit në Parlamentin Evropian, eurodeputetët gjermanë nuk kishin dhënë përkrahje të plotë në këtë proces.
Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar deputetin gjerman nga radhët e CDU’së, Peter Beyer. Pas takimit me të, Veseli ka thënë se i ka treguar për interesimin që gjermanët të investojnë në Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli po ashtu thotë se e ka falëndëruar Beyerin për përkrahjen që Gjermania i jep Kosovës, e sidomos për liberalizimin e vizave.

“Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shtuar ai.