Veseli hyn në mes Lladrovcit e Selimit: S’e kemi ba namin!

E publikuar: 04/03/2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeparlamentari Kadri Veseli fton bashkëluftëtarët ‘të mos manipulojnë’ në emër të luftës së UÇK-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ndërhyrë në debatin e ndezur ditëve të fundit nga dy prej figurave të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi e Ramiz Lladrovci, rreth ngjarjeve të panjohura deri më sot.

Selimi e Lladrovci janë zhytur në një debat që nga dita e votimit të Presidentit të Kosovës duke u thirrur secili në afërsinë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Por Veseli, pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Kuvendit, u ka bërë thirrje që të ndalen ato që ai i quajti manipulime.

“Duhet të ndalen këto manipulime në emër të luftës dhe të figurave. Sidomos ne që kemi qenë në luftë nuk e kemi ba namin por e kemi pasë obligim për vendin”, tha Veseli.

“Historia do të shkruhet dhe ftoj gazetarët të na gjykojnë për punën që po e bëjmë sot”, u shpreh ai. /Blic/