Veseli fton sërish në takim për dialogun opozitën dhe krerët shtetëror

E publikuar: 11/01/2019 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka ftuar sërish në takim krerët institucional dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare për t’u koordinuar për dialogun.

Ftesa i është dërguar kryeministrit Haradinaj, presidentit Thaçi, ekipit dialogues si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare ende të papërfaqësuara në këtë ekip, shkruan lajmi.net.

Takimi do të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00 në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.

Kjo ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me Ekipin Negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel do ti ftojë të gjithë akterët politik nga pozita dhe opozita për tu koordinuar për fazën finale të dialogut.