Veseli: Franca e Gjermania përkrahin Kosovën për vizat e dialogun

E publikuar: 03/06/2019 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas takimit me delegacionin gjermano-francez ka folur para mediave, duke thënë se kanë marrë konfirmim nga këto dy shtete për liberalizim të vizave e për vazhdimin e dialogut, shkruan Gazeta Express.

“Patëm një takim shumë të mirë dy vendet më të fuqishme të BE-së, Gjermania edhe Franca janë përkrah nesh, janë përkrah Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik. Gjermania edhe Franca do të përkrahin Kosovën edhe në liberalizim e vizave për qytetarët tanë, një e drejtë e cila po shpresojmë që do të ndodhë këtë vit”, deklaroi Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha se kanë marrë një lajm të mirë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Po ashtu, në procesin e dialogut është një lajm i mirë, se vendet e BE-së do të jenë të involvuara së bashku me SHBA-në në arritjen e një marrëveshje historike në mes të Kosovës e Serbisë, e cila do t’i hapë një perspektivë të mirë të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë kontinentit”, shtoi ai, duke thënë se qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin unike. Qëndrimet e delegacionit të Kosovës ishin shumë unike. Është ditë shumë e mirë për Kosovën për vetë faktin se vende si Gjermania edhe Franca janë krah nesh edhe SHBA-të”, tha tutje Veseli.

Sipas kryeparlamentarit, Gjermania e Franca nuk patën ndonjë kërkesë specifike drejtuar liderëve të Kosovës.

“Nuk ka pasur kërkesë specifike, përveç faktit që në samitin e Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur Gjermania edhe Franca do të jenë edhe më të involvuara në dialog, edhe SHBA-të gjithashtu. Shteti sovraniteti janë të pacenueshëm, liberalizmi dhe marrëveshja me Serbinë është në interes të të gjithë Kosovës”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot me delegacionin gjermano-francez është takuar fillimisht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pas tij me delegacionin u takua edhe kryeministri, ndërkaq, i pari i Qeverisë vazhdoi takimin me delegacionin dhe dy kryenegociatorët Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, derisa në takim mori pjesë edhe krye parlamentari Kadri Veseli.