Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime

16.05.2019 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se edhe nëse fotografitë e publikuara nga deputetja Flora Brovina me pretendimin se aty shihen disa serbë duke dhunuar një grua shqiptare në luftën e Kosovës janë gabim, nuk duhet të lëkundet qëndrimi i Kosovës se Serbia ka kryer krime në Kosovë.

“Diçka duhet të jetë e qartë, çka do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend duhet të marrë përgjegjësi është që distancim edhe dënim ka deri në fund për gjenocidin serb në Kosovë e s’duhet të lejohet të ikim nga primati i idesë për t’u dënuar gjenocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, për të cilën ju e thatë, do të ishte disfatiste, nëse ka diku diçka luftë speciale për këto. Nuk jam në gjendje të flas për diçka që s’isha i informuar. Por diçka ka të vërtetë. Kjo na bën të gjithëve të gjallë e të fortë që jo të kthejmë menjëherë shpinën. Serbia ka kryer krime. Ka kryer dhunime, vrasje”, ka thënë ai në vazhdimin e seancës të enjten në mbrëmje.

Veseli ka thënë se Serbia ka kryer shumë dhunime në Kosovë dhe do të flasë me emra publikisht në Kuvend.

“Nëse ka ndodh një gabim i tillë kanë me dalë dhjetëra e qindra dëshmi pas ditës së sotme. Me dhjetëra ka kryer dhunime. Unë s’e di a është a jo. Me dhjetëra dhunime kanë kryer. Me emra e mbiemra. Do të flas publikisht, do të sjellim emrat në seancë. Gjenocidi serb ka ndodhur. A është ajo apo jo, ekspertizë s’mund t’i bëjmë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë më tej se AKI-ja duhet të japë fjalën e saj.

Në fund ka thënë se dy deputetet Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci, që po akuzohet se kishte folur në emër të familjarëve, nuk duhet të jetë objekt i diskutimit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Sejdiu: Serbisë iu dha armatim i fuqishëm për të diskredituar vuajtjet e Kosovës

Sejdiu: Serbisë iu dha armatim i fuqishëm për të diskredituar vuajtjet e Kosovës

Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime

Veseli: Edhe nëse fotot e Brovinës janë gabim, e sigurt është që Serbia ka kryer krime

Krasniqi: Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet tuaja. Ma plasët zemrën

Thaçi sulmon përsëri Haradinajn: Askush nuk i përmendi vizat në Berlin

Fotografinë që e publikoi sot Flora Brovina e PDK’së gjenden në një faqe pornografike të Irakut

Miratohet rezoluta e cila dënon gjenocidin serb në Kosovë

Albin Kurti ia kujton PDK’së se Thaçi i thoshte Vuçiqit “we are not problematic guys”

Bogujevci: Kam kaluar nëpër shumë procese gjyqësore, asnjëherë se kam pasur përkrahjen e vendit tim

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 3-të të nën-komitetit të MSA-së për bujqësi

Matoshi prezantoi para qytetarëve projektin e hidro-sistemit “Kikë – Kremenatë” në Kamenicë

Pacolli takohet me ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë

Haradinaj: Trishtuese pamjet e publikuara nga Brovina, kriminelët e kanë vendin në burg

Veseli fton të gjithë të bashkohen për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, shpalos planin e tij

Limaj: Marrëveshja e Fondit Kosovar me COSME do të kontribuojë në lehtësimin e bizneseve për marrjen e kredive

Arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në Pejë

Haradinaj: Kosova ka interes jetik që të përkrahë policinë