Veseli: Do ta votoja Specialen edhe sikur ta dija që i pari arrestohem

E publikuar: 26/06/2015 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se askush nuk e di se kush dhe sa do të arrestohen për t’u gjykuar nga Gjykata Speciale.

“Por ju betohem se edhe nëse jam i pari që arrestohem do ta votoja Specialen. Është më mirë që kjo gjë të pastrohet njëherë e mirë. Specialen nuk e ndalim me votimin kundër. Edhe shumë aktakuza do të ngiten ndaj individëve të caktuar, edhe nëse e votojmë edhe nëse nuk e votojmë këtë Gjykatë”, ka thënë Veseli nga foltorja e Kuvendit.

Në anën tjetër, Veseli ka thënë se vet shteti ka dështuar në 16 vjet të pasluftës në shumë aspekte.
“Duhet të na vijë marre që për 16 vjet nuk kemi një rezolutë në Kuvend kundër krimeve serbe”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se situata tash ka ardhur në atë pikë kur nuk mund të dilet nga kjo situatë.
“Pa cinizëm, Gjykata Speciale është një e keqe që ka ardhur dhe nuk mund ta shmangim”.

“Pat shumë atakime që u bënë te bashkësia ndërkombëtare, konkretisht te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Unë besoj fuqishëm se për shkak të këtij partneriteti ne sot e gëzojmë lirinë dhe ecim përpara.