Veseli dhe Haradinaj nesër në shesh të Prishtinës hapin fushatën ‘Fillimi i Ri’

E publikuar: 30/05/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka bërë thirrje simpatizantëve të tij që t’i bashkohen të mërkurën tubimit hapës të fushatës zgjedhore të koalicionit PDK-AAK-NISMA për “Fillim të Ri”.
Hapja e fushatës ‘Fillimi i Ri’ bëhet nesër në ora 15:00, në Sheshin ‘Skenderbeu’ të Prishtinës.

“Të dashur qytetarë të mbarë Kosovës, nesër do ta fillojmë rrugëtimin tonë 10-ditësh që Kosovës do t’i sjellë lidership të ri dhe një Fillim të Ri. Ju ftoj edhe personalisht të na bashkoheni në sheshin “Skënderbeu,” në Prishtinë, nesër, në orën 15:00”, ka shkruar në facebook bartësi i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“Shihemi të gjithë te vendi! #FillimiRi”, shkruan Kadri Veseli.

Ndryshe, marrëveshja parazgjedhore e PDK’së me AAK-NISMA parasheh që kandidat i koalicionit për Kryeministër të jetë kreu i AAK’së Ramush Haradinaj.