Veseli dhe Gashi shkarkojnë drejtorin e ri të Muzeut: Ne kemi vendime dhe jo fjalë

23.08.2019 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli dhe Gashi shkarkojnë drejtorin e ri të Muzeut: Ne kemi vendime dhe jo fjalë

Në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, ministri Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.

“Gjatë ditës së djeshme unë jam informuar se dikush është emëruar në mënyrë jo të rregullt dhe duke shkelur procedurat ligjore. Kështu që, në bisedë edhe me Ministrin e Kulturës, jam i lumtur ta them para jush këtu që edhe ministri është në dijeni të plotë dhe po merret me këtë rast. Korrupsioni dhe nepotizmi na dëmton neve në të gjitha fushat e jetës dhe ne, po ashtu, do ta luftojmë atë në të gjitha drejtimet, jo me fjalë, por me vepra konkrete”, ka thënë Veseli, shkruan Lajmi.net.

Ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk përfundon në një ditë, por kërkon vendime të guximshme, sikurse vendimi i Ministrit të Kulturës sot për ta shkarkuar komisionin dhe anuluar vendimin e përzgjedhjes.

“Sikurse ju kam thënë javën e kaluar, për ta luftuar korrupsionin ne duhet t’u japim mundësi sa më shumë të rinjve, sikurse kemi filluar ta bëjmë në PDK dhe do të vazhdojmë”, ka shtuar ai.

Si rezultat i punës së ministrit Kujtim Gashi, Veseli ka thënë se tash ka më pak nepotizëm dhe korrupsion në fushën e kulturës dhe mund të investojmë edhe më shumë tek të rinjtë, duke ndaluar largimin e tyre.

Ndërsa, ministri Kujtim Gashi ka thënë se ka hyrë në politikë për t’i ndryshuar gjërat për të mirë, për ta luftuar korrupsionin.

“Rastet sikurse ky tregojnë që korrupsioni nuk luftohet me koktej molotovi dhe me gaz lotsjellës. Partitë tjera nuk kanë bërë asgjë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, por ato vetëm po na shikojnë neve. Ata po vazhdojnë të rekrutojnë fatkeqësisht njerëz që kanë problem me ligjin”, u shpreh ministri Gashi.

Ministri Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

Arsyet pse është tradhti kombëtare shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

Deri tash janë 31.776 të vdekur në gjithë botën nga Koronavirus

Deri tash janë 31.776 të vdekur në gjithë botën nga Koronavirus

Durim Berisha, këshilltari i Kurtit, sulmon amerikanët

Durim Berisha, këshilltari i Kurtit, sulmon amerikanët

756 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite në Itali

756 njerëz vdiqën nga coronavirusi brenda një dite në Itali

Nga Kina: Po bëjnë gabime në SHBA dhe Evropë që nuk po i vendosin maskatë

Nga Kina: Po bëjnë gabime në SHBA dhe Evropë që nuk po i vendosin maskatë

Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës

Nga Italia, Lorik Cana ka një mesazh për studentët e Kosovës

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

BQK: Po dezinfektojmë paratë e gatshme

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV

Thirrja e infektologut ndaj qytetarëve: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi

Thirrja e infektologut ndaj qytetarëve: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi

Koronavirusi rrezikon shuarjen e zejtarive në Maqedoni të Veriut

Koronavirusi rrezikon shuarjen e zejtarive në Maqedoni të Veriut

Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Zeka: Vonesat në mbështetje të sektorit privat shkatërrojnë ekonominë e vendit

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Vetëvendosje: President mos e shkel Kushtetutën, por vepro si në vitin 2010-2017

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Fluturime për në Kosovë nuk do të ketë edhe 10 ditë

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Qeveria shtyn vendimin për rinisjen e procesit mësimor deri më 6 prill Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët

“E shëruara” 81 vjeçare e kronavirusit vdes disa orë pasi u shfaq në videon e duartrokitjes me doktorët