Veseli dhe Fajon për vizat: Jemi në prag të vendimit të madh

13.06.2018 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli dhe Fajon për vizat: Jemi në prag të vendimit të madh

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi Raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, procesin e euro-integrimeve dhe me theks të veçantë, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për të ecur më shpejt në proceset e integrimit evropian, por theksoi gjithashtu domosdoshmërinë që edhe Bashkimi Evropian të lëvizë përpara në raport me Kosovën dhe qytetarët e saj, veçanërisht lidhur me heqjen e vizave gjatë këtij viti.

“Zonja Fajon është duke bërë një punë jashtëzakonisht pozitive, në mënyrë që liberalizimi i vizave për qytetarët tanë të ndodhë. Analizuam realitetin në të cilin jemi. Jemi pothuajse në fazën përfundimtare. Të gjitha kushtet teknike janë plotësuar. Tani kemi nevojë vetëm për vendimmarrje politike. Jam i sigurt që në fund të këtij viti qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza në Zonën Shengen. Zonja Fajon gjithashtu më këshilloi se në cilat vende duhet të orientohemi, për t’i bindur ato lidhur me liberalizimin e vizave. Jemi në prag të vendimit të madh”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Edhe Raportuesja Fajon, nga ana e saj, shprehu besimin se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë gjatë këtij viti, ngase, siç tha ajo, Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret.

Ajo tha se sapo Komisioni të dalë me raport pozitiv në fund të qershorit, menjëherë në fillim të korrikut do ta fus në agjendën e Komisionit të liberalizimit të vizave çështjen e Kosovës.

“Jam e lumtur që po e takoj kryetarin e Kuvendit të Kosovës, për t’i diskutuar hapat e ardhshëm për liberalizim të vizave. Përkrahja ime është e paekuivoke, sepse qytetarët e Kosovës e meritojnë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen”, tha Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas debateve për territore në Kosovë e Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas debateve për territore në Kosovë e Serbi

Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Opozita e ndarë rreth urgjencës mbi dialogun

Opozita e ndarë rreth urgjencës mbi dialogun

Thaçi beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër bashkimit të Kosovës me Luginën

Thaçi beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër bashkimit të Kosovës me Luginën

Drejtori ligjor që shleu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës

Drejtori ligjor që shleu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës

Thellohet problemi i Asociacionit

Thellohet problemi i Asociacionit

ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin