Veseli i bindur: Deri të mërkurën do të mbyllet çështja e demarkacionit

E publikuar: 22/02/2018 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pasi lajmërojë për shtyrje të seancës ka folur para medieve.

Veseli ka thënë se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm këtë vit, dhe se po bëjnë përpjekje që të arrihet konsensus, raporton lajmi.net.

“E vërteta është qe qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian këtë vit. Kemi mbajtur një takim shumë të mirë me partitë politike, në të njëjtën kohë falënderoj Delaëie dhe Aapostolova”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari ka thënë se deri të mërkurën duan të përfundojnë çështjen e demarkacionit.

“Duam që deri të mërkurën kjo çështje të përfundoje, nuk ka patriotizëm më të madh se sot nesër ose pasnesër sesa me e votu ratifikimin e demarkacionit, tanë jena patriot tanë e duam Kosovën, mirëpo të gjithë duan të lëvizin lirshëm. Konsensusi nacional do të arrihet, momentet më të rënda dimë të sillemi më së miri.Të bëhemi bashkë nuk ka patriotizëm më të madh se sa ti hapim perspektiven evropiane popullit tonë”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/