Veseli-Berishës :“Mos me i jep shumë zor, filloni peticioni për këtë punë”

E publikuar: 27/10/2016 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, iu ka përgjigjur deputetit të NISMA-s Zafir Berisha, pasi ky i fundit ka kërkuar që presidenti i vendit, Hashim Thaçi të shpallet tradhtar.

Veseli i ka thënë Berishës që të mos i jep zor shumë, dhe të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit për sulme të brendshme.

“Mos me i jep shumë zor, filloni peticioni për këtë punë”, ka thënë Veseli duke iu referuar deklaratës së Berishës që kërkoi që ta shpallet Thaçi tradhtar i popullit.

“S’është mirë foltoren e Kuvendit  me shfrytëzu në sulme të brendshme. Nuk është mirë kjo nuk është korrekte”, ka thënë Veseli.